Për 24 orë në shtet gjobiten 623 persona për mosmbajtje të maskës

47

Gjatë 24 orëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mosmbajtje të maskës, janë regjistruar 623 shkelje.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.

Comments