Përfundon sezoni në Superligën e Kosovës: Drita kampione, Gjilani në L.E, Flamurtari në Ligën e Parë

72

Sezoni 2019/2020 i Superligës së Kosovës ka përfunduar.

MÖBEL THEMA

Skuadra nga Gjilani, Drita, është kampione e këtij sezoni, sukses të cilin e arriti xhiron e kaluar.

Por, luftë e madhe është bërë për vendin e dytë, dhe atë e ka marrë Gjilani, falë fitores 0-1 ndaj në udhëtim te Flamurtari. Me këtë fitore, skuadra e Gentjan Mazanit siguron kualifikimet për në Ligën e Evropës, me Prishtinën dhe Ballkanin që një gjë të tillë duhet ta kërkojnë përmes Kupës së Kosovës.

Trepça ’89 dhe Drenica do të jenë pjesë e Superligës edhe në sezonin tjetër, ndërsa Flamurtari, ka rënë në Ligën e Parë, pas humbjes 0-1 në shtëpi nga Gjilani.

Rezultatet e xhiros së fundit:

Ballkani 2:1 Drita

Drenica 1:0 Dukagjini

Flamurtari 0-1 Gjilani

Vushtrria 5:2 Llapi

Trepça ’89 2:1 FC Prishtina

Ferizaji 2:4 Feronikeli

Comments