Përleshje fizike në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”

159

Para pak çastesh në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ka pasur përleshje fizike.

MÖBEL THEMA

Informacionet e para flasin se përleshjes fizike i ka paraprirë një aksident trafiku ku është shkelur një fëmijë, ndërsa përleshja ka ndodhur si pasojë e revoltës së familjarëve të fëmijës.

Nga policia konfirmojnë se është raportuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike në ish spitalin e qytetit dhe shtojnë se për momentin ekipet janë në vendngjarje dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Comments