Përplasje në mbledhjen e KQZ-së, Kurteshi përdorë gjuhë linçuese ndaj kryetares Valdete Daka

91

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që po mbahet aktualisht lidhur me certifikimin ose jo të deputetëve të cilët kanë probleme me ligjin ka pasur përplasje në mes të përfaqësuesit të Vetëvendosjes dhe kryetares së KQZ-ës, Valdete Daka.

Daka ka thënë se listat për deputetë duhet të votohen veç e veç sipas rregullorës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi ka thënë se është diskriminuese të votohen listat veç e veç.

Kurteshi nuk është kursyer në gjuhën e tij ndaj Dakës duke thënë se po bëhet përpjekje nga KQZ për eliminimin politik të partive të caktuara dhe listave të caktuara.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Kjo është përpjekja për eliminim politik të partive të caktuara, i kuptoj rrethanat politike, tendencat, çështjen në fjalë, mirëpo po e them hapur, kjo është tendencë si e vendeve autoritare të bëhet luftë ndaj kandidatëve me besueshmërinë më të madhe”, tha Kurteshi.

E pas tij ka reaguar edhe përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani i cili është shprehur se duhet të votohen listat ndaras si çdoherë tjetër dhe të mos krijohet precedan i ri.

“Mos mendoni vetëm tani por edhe për precedanin që po krijohet, do t’i votojmë secilën veç e veç siç ka ndodhur edhe në herat e mëparshme, të pastra e të papastra do të votohet secila listë, do t’i vendosim në votim. Shkoni ashtu siç kanë aplikuar, ose kategorizoni, listat e pastra, ato që kanë bërë përmirësime dhe ato që nuk kanë bërë përmirësime.”, tha Elshani.

Tutje, Elshani është shprehur se Zyra për Certifikim ka bërë sot një atentat ndaj demokracisë duke rekomanduar certifikimin e kandidatëve që kanë probleme me ligjin. /Lajmi.net/

Comments