Persona të armatosur e grabisin dhe e sulmojnë një qytetar një kryeqytet

142

Një grabitje e armatosur ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

MÖBEL THEMA

Një qytetar ka qenë pre e grabitjes së një grupi të armatosur dje në Prishtinë. Lajmi.net ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ditën e djeshme, por zyrtarët policorë nuk kanë dashur të japin asnjë njoftim për rastin.

Ndërkohë, rastin e ka sqaruar gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës në raportin ditor për 24 orët e fundit.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizë me veturë, tre persona të panjohur të maskuar dhe armatosur ia kishin zënë pritën me veturën e tyre, nën kërcënimin e armës  dhe goditjes që ia kishin bërë me dorëzën e armës të dyshuarit ia kishin grabitur një çantë në të cilën kishte pas  para  dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Më pas të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /Lajmi.net/

Comments