‘Poker’ i medaljeve për Kosovën në Katar, edhe Kuka stoliset me të bronztën

631

Loriana Kuka ka siguruar medaljen e katër për Kosovën në Masterin e Dohas 2020, që u zhvillua në Katar.

Kuka ia doli që në garë për të bronztën të mposht xhudisten e Britanisë së Madhe, Natalie Powell, shkruan lajmi.net.

Kuka fitoi me ippon në ‘Golden Score’, në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Me medaljen e saj, Kosova largohet nga Katari me katër medalje të siguruara.

Kujtojmë, se para dy dite Distria Krasniqi mori të artën, derisa dy xhudistet e tjera, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fituan të bronztën.

Fatkeqësisht, xhudisti Akil Gjakova dështoi të fitojë medalje në Doha duke u renditur në pozitën e shtatë./Lajmi.net/

Comments