Policia intervenon në dy raste në Istog, për dhunë fizike ndaj femrave

258

Policisë në rajonin e Pejës i është dashur të intervenojë në dy raste të dhunës familjare.

Kësisoj dy meshkuj u arrestuan në raste të ndryshme për shkak të dhunës fizike në drejtim të dy femrave, transmeton Indeksonline.

MÖBEL THEMA

Të dyja rastet u shkaktuan në Istog, dhe të dyshuarit u dërguan në mbajtje

· Istog 30.03.2020 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje.

· Istog 30.03.2020 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima marrë tretman mjekësor dhe ka lëndime të lehta, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Comments