Politika në bazë të Kur’anit – Dr. Musli Vërbani

115

Kur’ani përveç që është libër leximi dhe adhurimi, në të njëjtën kohë është libër studimi dhe analizimi, është libër i cili qetëson shpirtin dhe forcon mendjen, është libër i cili ndërton shoqëri të shëndoshë.

Njeriu, duke e lexuar Kur’anin dhe duke u thelluar në të, e mpreh mendjen e tij dhe i kupton çështjet thellësisht, por në të njëjtën kohë edhe i shpreh qartë, i sqaron me lehtësi dhe është më oratorë.

Oratoria është aftësia e të shprehurit, aftësia e shpjegimit dhe sqarimit. Me këtë cilësi, Zoti i Lartmadhëruar e ka dalluar njeriun nga të gjitha krijesat tjera.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur Kur’ani, i cili është udhëzim dhe sqarues për njerëzimin dhe dallues i të mirës nga e keqja.” (El Bekare)

Po ashtu në suren Rrahman, Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“I Gjithmëshirshmi u ka mësuar Kur’anin, ka krijuar njeriun dhe ia ka mësuar oratorinë.” (Err Rrahman : 1-4)

Njeriu politikan, kur flet është i qartë në shprehje, kur shpjegon mendimin e tij e shpjegon bindshëm.

Përderisa fekihu (juristi) e sqaron një çështje të tij të fikhut dhe dijetari e sqaron këshillën e tij dhe thirrësi islam e tregon urtësinë e çështjeve, atëherë pse politikani të mos e sqaroj librin e përgjithmonshëm, Kur’anin, apo stilin artistik të Kur’anit, apo planprogramin e qeveritarëve të popujve të mëhershëm të cilët përmenden në Kur’an. Kuptohet, Kur’ani tregon për qeveritarin me qeverisje të keqe dhe qeveritarin me qeverisje të mirë.

Në një kënd Kur’ani tregon për Firaunin ndërsa në këndin tjetër tregon për Dhulkarnejnin, i cili i ka qeverisur anët e lindjes dhe të perëndimit. Kur’ani tregon edhe për qeverisjen e Sulejmanit a.s. i cili ka qenë edhe pejgamber por edhe qeveritar, por tregon edhe për Muhamedin s.a.v.s. se si e ka ndërtuar qeverinë në bazë të drejtësisë, barazisë dhe vëllazërimit.

Kur’ani na tregon për Kuvendin e parë në histori. Në atë kuvend Kryekuvendar ka qenë Zoti i Lartmadhëruar. Kuvendarët kanë qenë melekët. Tema e diskutimit ka qenë krijimi i krijesës njerëzore. Zoti i Lartmadhëruar e ka hapur debatin për çështjen e krijimit të njeriut. Melekët arsyetohen para Zotit duke thënë se nëse është në pyetje për Lartmadhërim dhe Lavdërim ndaj teje, ne të Lartmadhërojmë dhe të Lavdërojmë, ndërsa krijesa njeri do të shkaktojë gjakderdhje dhe trazira në fytyrën e tokës. Pas kësaj Zoti i Lartmadhëruar debatin e shndërron në çështje praktike. Ademit a.s. ia mëson shkencat shoqërore dhe natyrore, emrat e të gjitha çështjeve dhe kërkon nga kuvendi ku ishin kuvendar melekët që t’i shpalosin ato. Kuvendi i përbërë prej melekëve i thonë Zotit të Lartmadhëruar: Ti o Zot je i Ditur për gjithçka dhe je i Urtë, ndërsa ne nuk dimë asgjë tjetër pos asaj që na ke mësuar Ti. Pastaj Zoti i Lartmadhëruar i thotë Ademit: Lajmëroj dhe sqarojua emrat (shkencën). Kur ua sqaroj Ademi a.s. emrat, atëherë Zoti i Lartmadhëruar u tha: A nuk u kam thënë juve se Unë e di të fshehtën e qiejve dhe tokës dhe e di atë që e shprehni haptazi dhe atë që e fshihni.

MÖBEL THEMA

Zoti i Lartmadhëruar krijon çka të dojë dhe si të dojë dhe kur të dojë, por ky parlament është pasqyruar për ta mësuar njeriun se si të veproj, ashtu që të kuvendohet për çështjet madhore dhe të rëndësishme të tij.

Kuvendi nuk duhet të jetë vetëm sipërfaqësor por realitet dhe argumentim, duke u mbështetur në bazën e parimit dhe të argumentimit.

Kuvendi nuk duhet të jetë vend ku politikanët mendojnë vetëm se si të udhëheqin, qeverisin, mashtrojnë, e të tradhtojnë, por duhet të jetë vend i butësisë dhe i mëshirës, i sinqeritetit dhe devotshmërisë dhe i mbajtjes së fjalës dhe premtimeve.

Shumë politikan imponojnë mendimin nga lartë dhe pastaj kërkojnë kuvendimin formal, e ky lloj kuvendi dhe kuvendimi nuk ka vlerë por është vetëmashtrim.

Zoti i Lartmadhëruar ka dashur që të vendos një parim themelor të parimit të politikës dhe qeverisjes e ajo është: Kuvendimi dhe sistemi parlamentar. Këtë parim e tregon me rastin se si Zoti i Lartmadhëruar i drejtohet Muhamedit a.s.:

“Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se All-llahu i do ata që mbështeten.” (Ali Imran : 159)

Zoti i Lartmadhëruar në këtë ajet na tregon se si qeveritari duhet të jetë i mëshirshëm dhe tolerant.

Në ajetin tjetër Zoti i Lartmadhëruar na tregon se si duhet të jenë besimtarët:

“Dhe bazë e çështjes së tyre është se kuvendojnë (konsultohen) ndërmjet vete.”

Në fund, një pejgamber prej pejgamberëve të Allahut i cili është munduar me të gjitha mënyrat të debatoj me popullin e tij, u thotë:

“Unë nuk dua asgjë tjetër nga ju, pos përmirësimin e gjendjes suaj me aq sa kam mundësi.” E ky pejgamber ka qenë Shuajbi a.s..

Comments