Pranohet aktakuza për rastin “Reketi”

44

Nga Gjykata Penale në Shkup informojnë se është pranuar aktakuza për rastin “Reketi”, kjo erdhi pasi që Këshilli për vlerësim të aktakuzës solli vendim në bazë të raportit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

MÖBEL THEMA

“Ligji për Procedurë Penale nuk parasheh ankimim kundër këtij vendimi. Pasi të jetë aprovuar aktakuza, do të ngrihet rast penal, ndërsa sipas sistemin AKMIS do të përcaktohet veprimet e mëtutjeshëm, dhe pasi të jetë caktuar seanca dëgjimore publike, palët dhe publiku do të njoftohen me kohë”, informojnë nga Gjykata Penale në Shkup.

Në rastin “Reketi” të akuzuar janë Bojan Stojanovski-Boki 13, Katica Janeva, si dhe Zoran Milevski-Zoki Kiçeec.

Comments