Prindërit përmes onllajn peticionit kërkojnë mësim në distancë

65

Prindërit përmes peticionit onllajn (онлајн петиција), i cili deri tani është nënshkruar prej mbi 2.000 qytetarë, kërkojnë që viti shkollor nga 1 shtatori të zhvillohet me mësim në distancë, dhe kjo kërkesë vlen veçanërisht për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

Autorët e peticionit kanë dërguar tani kërkesë zyrtare pranë institucioneve për onllajn mësim nga 1 shtatori.

Në peticion kërkohet të merret vendim për mësimin në distancë për të gjithë nxënësit, e veçanërisht të përfshijë fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën, duke pasur parasysh moshën dhe paaftësinë për t’u përmbajtur në mënyrë të pavarur me protokollet shëndetësore.

“Për më tepër, vetëm arsimi në internet do të mbrojë fëmijët, mësuesit, prindërit dhe të dashurit e tyre, punonjësit, grupet e rrezikut dhe tërë popullsinë. Modeli që ne ishim në gjendje të shihnim, i cili përfshin dy orë qëndrim fizik të përditshëm në shkollë, nën maska ​​dhe distancë fizike, mësim me turne, program të shkurtuar dhe pushim dimëror prej 180 ditëve, është model që nuk do të sigurojë mjedis të shëndetshëm për zhvillim, socializim dhe edukim dhe nuk eliminon rrezikun për infektimit dhe eksponim në rrezikun për tërë popullatën”, thuhet në peticionin.

Aty shtohet se modeli i propozuar për praninë fizike ndërlikon edhe më tej përgjegjësitë e prindërve, dhe nëse i gjithë procesi përfshin gjyshërit (gjë që duket e pashmangshme), nëse prindërit janë në punë, jeta e kategorisë më të prekshme të qytetarëve është në rrezik.

MÖBEL THEMA

Më tej kërkohet, pa përjashtim, që njëri prej prindërve të fëmijëve deri në moshën 10 vjeç t’i jepet mundësia të lirohet nga puna ose të ketë punë me kohë të shkurtuar.

“Fëmijët deri në këtë moshë nuk mund të qëndrojnë në shtëpi vetëm, veçanërisht kur përjashtohet mundësia e orëve me kohë të plotë. Nevoja për një prind ekziston edhe në modelin e ofruar të mësimdhënies me kohë të shkurtuar dhe punë me turne”, theksojnë autorët e peticionit.

Ata sugjerojnë që të zgjidhen si platformë për realizimin e mësimit në internet Microsoft teams ose ndonjë mjet tjetër i duhur.

Takimi, i cili do të vazhdohej sot nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe grupi i punës i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në lidhje me protokollet që përcaktojnë mënyrën e mësimit nga 1 shtatori për të gjitha modelet e propozuara, është shtyrë për nesër, konfirmoi për MIA-n, u.d. drejtori i Qendrës për Shëndet Publik dhe anëtar i Komisionit, Aleksandar Stojanov.

Megjithëse u njoftua se protokollet për fillimin e vitit shkollor për vitin 2020/2021 në kushte të pandemisë do të finalizohen më 10 gusht, takimi përfundoi dje pa ndonjë konkluzion dhe me paralajmërim se do të vazhdojë edhe sot.

Comments