Privohen nga liria 122 persona të cilët nuk e kanë respektuar orën policore në Maqedoni

166

Gjatë ditës së djeshme në territorin e Maqedonisë së Veriut 264 personave u është dhënë vendim për izolim, ndërsa 24 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

MÖBEL THEMA

Siç bën të ditur MPB, gjatë ditës së djeshme policët kanë kontrolluar personat që ndodhen në vetizolim dhe izolim dhe se vetëm një person nuk ka respektuar masat e vetizolimit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sa i përket ndalesës së lëvizjes gjatë 24 orëve është evidentuar se në gjithë shtetin 164 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me çka janë arrestuar 122 persona, ndërsa ndaj të tjerëve do të ndërmerren masa të tjera”, shprehen nga MPB./Telegrafi/

Comments