Publikohet videoklipi i shumëpritur i Rita Orës, artistja shkëlqen me veshje tradicionale

100

Rita Ora ka publikuar videoklipin e këngës “Bang”.

Rita Ora sapo ka lansuar videoklipin e shumëpritur të këngës “Bang”, e cila e ktheu në skenë pas një pauze, shkruan lajmi.net.

Kënga vjen në ditën kur artistja solli edhe disa projekte të tjera në kuadër të mini-albumit të saj të ri.

Në videoklipin e këngës “Bang”, të cilin e solli në duet me Imanbek, Rita tërheq vëmendje me veshjen tradicionale shqiptare.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Ajo dukej për mrekulli në kostumin që është punuar nga dizajneri Valdrin Sahiti, ndërsa nuk munguan as këpucët me flamurin kombëtar shqiptar, që këngëtarja i mbathi në klip.

Me këtë paraqitje, Rita edhe një herë ka treguar se nuk harron asnjëherë se nga i ka rrënjët.

Këngët e reja të Rita Orës fillimisht u publikuan në disa platforma të tjera në versionin audio dhe menjëherë u pritën mirë nga publiku. /Lajmi.net/

Comments