Qeveria: Vërtetimet për lirim nga puna për t’u përkujdesur për fëmijët do të vlejnë deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme

264

Vazhdojnë të vlejnë vërtetimet e siguruara paraprakisht në emër të prindit shfrytëzues i masës për lirim nga puna për shkak të përkujdesit për fëmijët deri në moshë 10-vjeçare.

Në pajtim me Konstatimin e Qeverisë të seancës së 25-të të 21 marsit 2020, se të gjitha konkluzat, masat, udhëzimet dhe rekomandimet në funksion të ndërmarrjes së masave plotësuese dhe aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19 vlejnë deri në përfundimin e periudhës së ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme, i njoftojmë të gjithë të punësuarit dhe punëdhënësit se vërtetimet e siguruara paraprakisht të dhëna nga kopshtet, shkollat fillore dhe qendra për punë sociale për shfrytëzuesit e shërbimit qendra ditore për fëmijë/persona me pengesa, në emër të prindit shfrytëzues i masës për lirim nga puna për shkak të përkujdesit ndaj fëmijës deri në moshën 10-vjeçare (ose klasa e 4), vazhdojnë të vlejnë edhe pas 24 marsit 2020, gjegjësisht ato do të vlejnë deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

MÖBEL THEMA

E njëjta vlen edhe për të punësuarit me gjendje kronike dhe gratë shtatzëna, të cilat janë të përfshira me masat.

Shëndeti publik është përgjegjësi e përbashkët, vetëm bashkërisht mund të mbrohemi, apelojmë të gjithë t’i respektojnë rekomandimet.

Comments