Rama: Brenda 10 ditëve do të vijnë 50 mijë doza të vaksinës “Sputnik”

48

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për sjelljen e 50 mijë dozave të vaksinës ruse “Sputnik”.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Rama këtë lajm e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale

“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjelllë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve”, ka shkruar Rama ndër të tjera në Facebook.

Në Shqipëri vetëm disa javë më herët kanë mbërritur 10 mijë doza të vaksinës ruse, ndërsa aktualisht qytetarët po vaksinohen me vaksinën kineze “Sinovax”.

Comments