Rama jep lajmin e rëndësishëm rreth hapjes totale të vendit

381

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama mbajti komunikimin e fundit live kushtuar ekskluzivisht luftës me Koronavirusin.

Ai njoftoi se kjo është java e fundit e masave dhe bëri me dije se me përjashtim të aktiviteteve sportive dhe kulturore, dasmave dhe funeraleve ku nuk do të lejohet një numër i madh njerëzish, transportit publik dhe plazheve ku do ketë rregulla sigurie, gjithçka tjetër do jetë e hapur si më parë.

“Kjo është java e fundit e masave ndaj Koronavirusit.
Me përjashtim të aktiviteteve sportive dhe kulturore, dasmave dhe funeraleve ku nuk do të lejohet një numër i madh njerëzish, transportit publik dhe plazheve ku do ketë rregulla sigurie gjithçka tjetër do jetë e hapur si më parë. Sjellja nuk duhet të jetë si më parë sepse një valë e re infeksioni, edhe më agresive nuk do të vonojë. Nëse siç thonë do vijë një valë e re me të ftohtin, nuk e kemi në dorë dhe do e përballojmë me patjetër. Nga 1 Qershori do të hapim kopshtet dhe çerdhet, do të hapim kufijtë tokësor, qarkullimin e makinave në të gjithë vendin, plazhet por nuk do lejojmë asnjë subjekt privat të vendosë çadra pa autorizim”, tha Rama.

Comments