Rama: Kush e mendon aktakuzën si “çkapje” të shtetit, është naiv ose i verbuar nga mllefi

96

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës,  në përfundim të vizitës së tij në Kosovë ku takoi një nga një përfaqësuesit politik.

MÖBEL THEMA

Rama para gazetarëve bëri thirrje që spektri politik, por edhe qytetar duhet të jetë i bashkuar në këto moment, dhe nuk duhet të deformohet “thelbi i shqetësimit”, shkruan lajmi.net.

“Dua ta bëj të qartë që më vjen sinqerisht keq kur shoh në reagime të ndryshme, dhe këtu flas për reagime në nivel qytetar, se si helmi i jetës së përditshme politike ka penetruar në bazën e politikës kombëtare, dhe ndikon që të moskuptohet por përkundrazi të deformohet thelbi i shqetësimit që sot duhet të kemi si komb. Që nuk lidhet as me dy persona, nuk lidhet as me karrierën e tyre politike, dhe me të mirat apo të metat e tyre në kohë paqeje. Nuk lidhet as me simpatitë, bindjet, mbështetjet politike. Por lidhet me një prej vlerave më të rëndësishme që ka krijuar kombi shqiptar, që është vlera e luftës për liri, pjesë e së cilës në mënyrë vendimtare është UÇK”, tha ai.

Tutje, ai tha se ky është momenti  që të vihen në pah vlerat e luftës, dhe të vërteten se Kosova ishte viktima e jo agresori.

“Nga ana tjetër, mendoj që ky është moment kur sigurisht kemi një krizë disa-planëshe të shkaktuar nga kjo fletë-rrufe, por kemi edhe një mundësi më të madhe për të vënë në pah jo thjesht vlerat e luftës dhe edhe njëherë tjetër të vërtetën se Kosova ishte viktima e jo agresori, por për të vënë në pah të gjithë vlerën e krijuar në këtë proces shtetndërtimi, si shprehje për vënien e drejtësisë nga Kosova, si dhe balancën e prishur mes Kosovës dhe Serbinë në raport me drejtësinë në krimet e luftës”, tha Rama.

Rama përmendi edhe akuzat ndaj Fatmir Limajt e Ramush Haradinajt nga drejtësia ndërkombëtare, dhe shpalljen e pafajësisë.

Rigjykimet dhe stërgjykimet, sipas tij duhet të jenë edhe akuzë për efikasitetin e drejtësisë ndërkombëtare.

“Kosova i ka dhënë mbështetje drejtësisë ndërkombëtare që përmes strukturave ka gjykuar, rigjykuar e stërgjykuar ato që janë konsideruar krime lufte, dhe pafajësia e disa prej figurave kryesore, si Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt si dy shembuj për staturën e tyre në luftë, është në fakt edhe një akuzë për efikasitetin e drejtësisë ndërkombëtare. Dhe sot, për mua, është një sprovë e madhe jo e natyrës politike por asaj kombëtare, morale dhe njerëzore që kush flet shqip, gjuhën e nënës most a përdorë për të ndarë pjesëtarët e kësaj bashkësie, përfaqësues të rrymave të ndryshme, në patriot e në tradhtarë, apo në të ndershëm dhe hajdut”, tha Rama.

“Nuk është ky rasti. Sepse, historia jonë, e shqiptarëve, këndej dhe andej bjeshkëve duhet të na e ketë mësuar që ka gjithmonë një kohë për t’u përleshur me njëri tjetrin, por duhet të ketë sa herë koha e vë në pikëpyetje, një moment për t’u bashkuar me njëri tjetrin për historinë tonë, dhe për gjeneratat tjera. Kush kujton, mendon dhe propagandon qoftë dhe me një koment naiv dhe të nxituar në rrjetet sociale si individ, se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personash. Apo se ktu bëhet fjalë për të shfrytëzuar këtë instriument për pastrimin e skenës politike apo për ckapjen e shtetit, është krejt naiv, ose tejet i verbuar nga mllefi”, tha ai. /Lajmi.net/

Comments