Rama mbërrin në Beograd për “shengenin ballkanik”

408

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonia Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev, mbërritën në Beograd këtë pasdite.

Ata u pritën në aeroport nga Ministrja e Integrimeve Evropiane Jadranka Joksimovic.

Të dy kryeministrat do të marrin pjesë në një takim trepalësh nesër në Novi Sad me ftesë dhe iniciativë të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Tema e diskutimit do të jetë krijimi i një “shengeni të vogël” me qëllim integrimin e tregjeve në rajon dhe heqjen e pengesave për biznesin dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

Comments