Ramadani thotë se testet e marra nga Serbia nuk janë përdorur

70

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, gjatë raportimit në Komisionin për Hetimor për menaxhimin e pandemisë COVID-19 ka thënë se testet e pranuara nga Serbia nuk i kanë përdorur.

Ramadani duke folur për situatën me pandeminë nga fillimi i saj tha se Instituti që ia drejton ka bërë kërkesën për furnizim me reagensë për testime për COVID-19, qysh me paraqitjen e rasteve të para në botë.

MÖBEL THEMA

“…Së pari është bërë plani për gatishmëri dhe reagim për COVID-19 dhe i është dërguar ministrit… Më 7 janar kemi bërë kërkesën për furnizim me reagensë, menjëherë pas konfirmimit me rastet e para me COVID-19. Ekipi mjekësor ka ekzistuar në aeroport, por më pas ne kemi dërguar edhe ekipe plotësuese”, ka thënë ai.

Duke folur për mundësinë e bërjes së testeve për COVID-19, Ramadani, ka thënë se asnjë qytetar që ka pasur indikacione epidemiologjike nuk ka mbetur pa u testuar, pavarësisht mundësive të kufizuara.

Comments