Reagojnë nga VV-ja, pas deklaratës së Kelmendit se ata dëshirojnë vdekjen e Mustafës

126

Ka reaguar Arlind Manxhuka, pasi Migjen Kelmendi nga PDK-ja ka kritikuar mbështetësit e Vetëvendosjes, kinse ata po ia urojnë vdekjen kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, pas infektimit të tij me koronavirus.

Manxhuka thotë së Kelmendi paska tentuar t’i shërojë komplekset e tij gjuhësore duke sulmuar LV-në, madje duke gënjyer, shkruan Indeksonline.

MÖBEL THEMA

Reagimi i plotë i Manxhukës:

Migjen Kelmendi paska tentuar t’i sheroje komplekset e tij gjuhesore duke sulmuar LV-ne, madje duke genjyer. Permes dy fjaleve shqip, nje spanjisht paska thene se ata (LV) nuk mund te bejne dallimin mes disfates dhe vdekjes anipse disa zyrtare te VV-se, deputete dhe anetare kryesie kane uruar sherim per z. Mustafa.

Migjeni vertete eshte i kompleksuar me gjuhen, ne kete rast ai paska folur me veten duke menduar se po targeton LV-ne. Migjeni do te duhej me e dijte qe me veten mundesh me fol edhe ne te menduar, pa thene gje, por duket qe ky lloj komunikimi eshte i pamundur te ai per aq kohe sa flet kot keshtu.

Comments