Reagon edhe BE për vendimin e Kurtit: Besimi duhet të rikthehet, është humbur shumë kohë

126

Bashkimi Evropian ka reaguar pas paralajmërimit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e pjesshme të taksës, që përfshinë heqjen e taksës për lëndën e parë më 15 mars, si dhe hapat e tjerë të kushtëzuar.

MÖBEL THEMA

Nga Brukseli përmes një komunikate zyrtare për media kanë thënë se si hap i parë nga Kurti, për BE-në është i mirëpritur dhe se janë në pritje që të kenë në dorë më shumë detaje.

Në komunikatën për media po ashtu thuhet se ky hap mund të ketë efekt pozitiv në rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, ngase siç thonë ata, është humbur shumë kohë, dhe se besimi duhet të rikthehet.

Ata po ashtu e kanë rishprehur gatishmërinë e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Joseph Borrell që të jetë ndihmesë në këtë proces.

Reagimi i plotë i zyrës së BE-së në Bruksel:

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të enjten se Kosova do të heqë tarifat për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina. Ne e mirëpresim këtë njoftim si hap të parë dhe mezi presim të shohim më shumë detaje.

Ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një hapje për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Është humbur shumë kohë. Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që dialogu të rifillojë, në dobi të të dyjave.

Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell është i gatshëm të luajë rolin e tij si lehtësuesi i dialogut në emër të BE-së. /Lajmi.net/

Comments