Real dhe Atletico luftojnë për trofeun e parë në Jeddah, formacionet

128

 

Për të dytën herë në histori, Superkupa e Spanjës do të zhvillohet ndërmjet Realit dhe Atleticos.Teksa Primera Division shijon pushimet e pazakonta të këtij edicioni në këtë periudhë të vitit, e gjithë vëmendja është përqendruar në Arabinë Saudite, për derbin e famshëm madrilen.

Drejtuesit e Federatës po bëjnë çmos për të imituar kolegët e tyre të Premier Leagues në Ishull, me qëllimin e kuptueshëm për të globalizuar futbollin e këtij vendi, megjithatë edicioni i sivjetshëm i Superkupës së Spanjës i kapërceu të gjithë kufijtë e imagjinatës.

Ky kompeticion ka ndryshuar krejtësisht format dhe të paktën për tre vjet do të organizohet pikërisht sipas formulës aktuale, me katër skuadrat më të mira të Spanjës në edicionin e mëparshëm në Primera Division dhe Kupën e Mbretit.

Ky është edicioni i 36-të, sipas statistikave zyrtare të këtij aktiviteti, sidoqoftë, si për ironi të fatit, trofeu do të ngrihet nga një ekip që nuk ka fituar as kampionatin dhe as kupën e këtij vendi, pasi Barcelona si kampione e La Ligës e Valencia si kampione e Kupës së Mbretit – janë eliminuar.

Të gjithë ishin bërë gati për nje “El Clasico” të madhe në Jeddah, në stadiumin “King Abdullah Sports City”, por skuadra e Diego Simeones hodhi në erë planet e sheikëve, duke përfituar në maksimum nga mbrojtja qesharake e Barcelonës, për të fituar takimin me shifrat 3-2.

Viteve të fundit këto dy skuadra janë përballur shumë shpesh dhe si njëra dhe tjetra knë treguar dhëmbët duke mposhtur njëra tjetrën.

Ndeshja e parë në Ligë këtë edicion u nda baras, derisa në miqësoren pak para startit të sezonit, Atletico e shkatërroi 7-3 Realin në miqësore, çka do të thotë se sonte, nga ora 19:00 dy skuadrat pritet të dhurojnë tjetër spektakël në kërkim të trofeut të parë në La Liga, raporton Gazeta Express.

Formacionet e mundshme:

 

Comments