Regjistrimi i pakicës bullgare, Osmani: Organizatat qytetare duhet të kërkojnë grafë

64

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mëngjesin e sotëm është pajtuar me reagimet në lidhje me të drejtat e pakicës bullgare në vendin tonë. Osmani porositë organizatat qytetare që të kontaktojnë organet kompetente në mënyrë që t`u mundësohet vendosja e grafës përkatëse në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka një model jashtëzakonisht të suksesshëm të shtetit multietnike. Përveç të drejtave kolektive të komuniteteve më të mëdha, ekzistojnë mekanizma funksional për mbrojtjen e bashkësive më të vogla etnike. Në këtë kuptim, askush nuk duhet të kufizoj të drejtat e komunitetit Bullgar në vend, dhe veçantitë e tyre; përkundrazi, organizatat qytetare duhet të inkurajohen që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të përfshihen në të gjithë mekanizmat për realizimin e të drejtave të tyre kolektive. Përfaqësuesit e këtyre shoqatave, menjëherë duhet t’i kontaktojnë organet e regjistrimit, dhe të kërkojnë një grafë të veçantë brenda regjistrimit, me qëllim të përcaktimit të shpërndarjes kuantitative, demografike dhe gjeografike të këtij komuniteti të veçantë, gjë që do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në formimin e politikave të ardhshme të Qeverisë, të njësive përkatëse të vetëqeverisjes lokale dhe të vendit në përgjithësi”, shkruan Osmani.

Comments