Regjistrimi i popullsisë, në javën e fundit

137

Procesi i Regjistrimit të Popullsisë dhe Amvisërive ka hyrë në javën e fundit. Enti i Shtetëror i Statistikës ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë arritur të regjistrohen, këtë mund ta bëjnë nëpër pika të caktuara që nga nesër do të hapen nëpër komuna.

Ata qytetarë që për çfarëdo qoftë arsye nuk kanë arritur në këto 20 ditë, të kenë kontakt me regjistruesit, përkatësisht regjistruesi ka kaluar në qarkun e tyre regjistrues por nuk i ka gjetur për momentin në shtëpi, ka lënë ose nuk ka lënë porosi, thjesht që nuk kanë realizuar kontakt, ata qytetarë mund të shkojnë në lokacionet e caktuara në komunat e tyre dhe të regjistrohen. Këto lokacione për çdo komunë në shtet do të publikohen në faqen e internetit popis2021.stat.gov.mk.”, tha Jasmina Gjorgieva, zëdhënëse e Entit të Statistikës.

Përkundër hapjes së pikave, regjistruesit do të vazhdojnë punën në terren deri në ditën e fundit të regjistrimit.

Moebel THEMA

Regjistruesit tonë janë në mënyrë intensive në terren, punojnë nga 8 në mëngjes deri në 8 në mbrëmje, prisni që ditët në vijim të jenë të regjistruar, do të thotë tek disa amvisëri regjistruesit do të shkojnë edhe në datë 30 shtator”, theksoi Jasmina Gjorgieva, Enti i Statistikës .

Sipas të dhënave të Entit të Statistikave, deri në mesditë, janë regjistruar gjithsej 1 milion e 395 mijë qytetarë, mbi 435 mijë amvisëri dhe mbi 600 mijë banesa. Ndërsa në diasporë, janë vetë regjistruar gjithsej 195 mijë e 477 mërgimtarë. Regjistrimi i popullsisë rezidente filloi më 5 shtator, ndërsa do të përfundojë më 30 shtator, atëherë kur përfundon edhe regjistrimi online i diasporës i cili filloi më 5 mars.

Mefail Ismaili

Comments