Rei Manaj flet si lojtar i Barcelonës: Kur më kërkuan, s’mendova fare

114

Rey Manaj është prezantuar dje tek Barcelona B, duke nisur një rrugëtim të cilin ai e cilëson si më të rëndësishmen në karrierën e tij si futbollist.

24-vjeçari ka nënshkruar me katalanasit për një shumë rreth 700.000 euro, plus 2 milionë euro bonuse, në varësi prej performancës së tij.

MÖBEL THEMA

Kontrata do të ketë një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh.

Duke folur për Barca TV, Manaj tha se është shumë i lumtur me transferimin e tij te Barcelona.

“Është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime, kam nënshkruar për një nga klubet më të mëdha në botë. Për mua, më i miri në histori. Unë mezi po pres që të luaj këtu. Kur erdhi oferta e Barcelonës, nuk doja të dëgjoja asgjë tjetër. Tani që jam këtu ndjehem shumë i lumtur”, tha Manaj.

Comments