Renova kërkon 3 pikë në Tetovë, Shkëndija në transfertë

42

Për shkak të eliminatoreve për Evropianin e vitit 2020, pjesa më e madhe e ndeshjeve të Ligës së Parë do të zhvillohen gjatë ditës së shtunë, ndërsa vetëm një takim do të zhvillohet gjatë ditës së diel. Lideri aktual, Vardari do të përballet me skadrën e Struga Trim Lum, ndërsa Akademia Pandev do të jetë në transfertë , kundër Renovës në Tetovë. Në Kratovë, Sileksi përballet me FC Shkupin, ndërsa Boreci në Veles sfidon Makedonija Gjorçe Petrovin. Ndërsa derbi I kësaj jave do të zhvillohet të dielën, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ku kur takohen Rabotniçki dhe Shkëndijë. Të gjitha ndeshjet e javës së 14-të, do të nisin në orën 13.00.

 

Liga e Parë – Java 14

Struga Trim Lum – Vardari

MÖBEL THEMA

Renova – Akademia Pandev

Sileksi – FC Shkupi

Boreci – Makedonija Gj.P.

Rabotniçki – Shkëndija

Comments