Rikthehet normaliteti në Gjermani, por shërbimi i meterologjisë paralajmëron një tjetër stuhi!

580

Depresioni i stuhisë Sabine që ka përfshirë Gjermaninë, është transferuar në Norvegji gjatë ditës së hënë.

Aktualisht janë qetësuar erërat në shtetin gjerman, por meterologët parashikojnë stuhi tjetër gjatë orëve të mbrëmje dhe të martën, shkruan Blild, transmeton 02Press.

“Tashmë të hënën në mbrëmje dhe natën e së martës, era nga Franca dhe Belgjika do të rikthehet përsëri”, njoftojnë shërbimet e motit.

Shërbimi i motit gjerman (DWD) po ashtu parashikon shpejtësinë e erës nga 80 deri në 100 kilometra në orë. Do të ketë edhe shi, ndonjëherë me stuhi.

“Me temperatura maksimale midis katër dhe dhjetë gradë, reshjet e shiut pritet të vijnë të martën, në pjesët e ulëta malore në lartësi mbi 300 deri në 400 metra pritet të ketë reshje dëborë. Po ashtu do të vazhdojë stuhia e erërave, që më e theksuar pritet të jetë në vijen bregdetare”, njofton shërbimi i motit gjerman.

Të enjten në pjesën lindore të Gjermanisë mund të ketë edhe periudha më të gjata me diellore. Sidoqoftë, duke ardhur nga perëndimi, retë e shiut do të lëvizin përsëri në të gjithë vendin nga mesdita.

Meteorologu Diplom Dominik Jung nga portali online wetter.net tha në BILD se “Do të ketë përsëri e stuhi në fundjavë. Një stuhi e re do ta godas Gjermaninë. Por nuk do të jetë aq e dhunshme sa Sabine”

Comments