Rina Balaj ua bën të qartë fansave që nuk ka bërë ndërhyrje në fytyrë

51

Rina Balaj ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale kohët e fundit. Reperja ka ndarë me ndjekësit disa foto të saj, në të cilat shfaqet në formë perfekte dhe kjo gjë ju ka tërhequr vëmendjen të gjithëve. Ka pasur edhe nga ata që mendojnë se Rina ka kryer ndërhyrje për t’u dukur bukur, ndaj ajo ju është përgjigjur të gjithëve me një mesazh shumë të qartë.

Reperja ka bërë të ditur se ajo nuk ka bërë asnjë lloj ndërhyrje në fytyrën e saj, por thjesht ndjehet e bukur brenda vetes dhe kjo është gjëja që e ka ndihmuar më shumë.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Ditët e fundit kam marrë shume mesazhe për shkëlqimin tim. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e sjellshme dhe të bukura… të gjithë ju më bëni të bukur vetëm duke më dërguar këto mesazhe pozitive. Gjithashtu, dua të përmend se shkëlqimi im nuk ka lidhje me fillers apo botox, apo ndonjë gjë tjetër që nuk është natyrale. Jam e gjitha vetja ime dhe unë. Nuk të duhen gjithë ato gjëra për t’u ndjerë e bukur, gjëja e vetme (dhe gjëja më e rëndësishme) është që të ndjehesh e bukur brenda vetes. Në këtë moment reflekton atë çfarë unë kam reflektuar muajt e fundit. Duaje veten!”, ka shkruar Rina në mesazhin e saj.

Ndërkohë së fundmi ajo ju është përgjigjur edhe akuzave se këngën “Bad Rosita” e ka kopjuar nga Rihanna. Rina ka treguar se për këngën nuk është frymëzuar nga askush, ndonëse historia me këngën “Te Amo” të Rihanna-s është shumë e ngjashme.

“Meqë ra fjala, lajmi i fundit: Kjo këngë është origjinale dhe e bërë nga unë. Po, po, po, ka të njëjtën histori me Rihanna-Te amo, por prap nuk është e njëjta! Mjaft u përpoqët të gjeni ku e kam vjedhur, jeni qesharakë”, shpjegoi ajo.

Comments