Rishikimi i buxhetit, Zaev: Të pranohen amendamentet që janë në të mirë të qytetarëve

58

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se rishikimi i buxhetit do të miratohet në afatin e paraparë dhe njëherit iu bëri thirrje ministrit dhe zv. ministrit për financa që të pranoj të gjitha amendamentet që janë në të mirë të qytetarëve, pavarësisht nëse janë të propozuar nga opozita apo mazhoranca.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

– Advertisment –

“Apeloj deri tek ministri dhe zëvendësi që gjithçka që është në të mirë të shtetit dhe qytetarëve të pranohet si amendament, pavarësisht nëse është propozuar nga shumica apo nga opozita. Për mua është me rëndësi që të miratohet në kohë rishikimi i buxhetit”, tha Zaev.

Comments