Rohde: Kosova është futur në agjendën e Gjermanisë gjatë Presidencës së BE-së

57

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, u është drejtuar qytetarëve të Kosovës përmes një video-mesazhi në të cilin fillimisht tregon se është i impresionuar me ndryshimin që ka pësuar Kosova që nga viti 2001

Megjithatë, ai thotë se pavarësisht këtij përparimi, në rrugën përpara ndodhen shumë sfida, dhe potencon se Gjermania në këtë rrugë do të jetë përkrah Kosovës, shkruan Gazeta Express.

MÖBEL THEMA

Rohde ka konfirmuar se tashmë rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Kosova janë në agjendën e Gjermanisë gjatë kohës sa ky shtet do ta udhëheqë Presidencën e Bashkimit Evropian.

“Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë në listën tonë gjatë presidencës së Këshillit të BE-së. Dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë është prioritet i rëndësishëm”, ka thënë Rohde.

Më tej ai ka përmendur edhe pritjet e Gjermanisë që Kosova të përparojë edhe më tej në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në sundimin e ligjit, kushte këto që janë themelore në procesin e liberalizimit të vizave.

Në fund, Rohde ka thënë se situata me pandeminë në Kosovë nuk është e mirë dhe se Qeveria e Kuvendi duhet të fokusohen në luftën kundër COVID-19. /Express/

Comments