Rrëfimi për këngën “Sleeping Satellite”

241

Gazetari ditores “Guardian”, George Bass, ka biseduar me këngëtaren Tasmin Archer dhe kitaristin John Hughes për hitin e tyre më të madh, këngën “Sleeping Satellite” të lansuar 29 vjet më parë. Pjesë të shkrimit.

parë. Pjesë të shkrimit.

Tasmin Archer: Teksa krijoja muzikë, bëja shumë punë për të paguar faturat. Ndihmoja edhe në Studion “Flexible Response”, aty ku inxhinieri i zërit më njoftoi me anëtarët e ardhshëm të grupit – John Beck dhe John Hughes.

Kur krijoja, nuk besoja se ndonjë nga këngët tona do të bëhet hit. Hera e parë që më kujtohet se dikush e veçoi këngën “Sleeping Satellite”, si të veçantë, ishte kur e takuam Julian Mendelsohnin, producentin e albumit “It’s a Sin” të grupit Pet Shop Boys. Ai ishte shumë entuziast për këngën.

Pasi e kishim melodinë, akordet dhe aranzhmanin e përgjithshëm me disa tinguj zanor, John Hughes e përfundoi tekstin. Vargjet “Të fajësoj për qiellin me dritë hëne / dhe ëndrra që vdiqën” nuk janë kritikë e arrogancës së njeriut që largohet nga Toka, por më shumë lidhet me mungesën e eksplorimit të mëtejshëm të hapësirës që mund të na ndihmonte të kuptojmë më shumë çështjet ekologjike .

Dy javët e këngës në vendin e parë dhe popullariteti i vazhdueshëm na mundësuan një turne në Evropë dhe më tej. E kishim bërë një promovim përpara se të hynim në top-lista, kështu që ishte një vit intensiv sa i përket udhëtimeve ndërkombëtare.

Ne nuk donim album të dytë imitues dhe EMI e mbështeste këtë. Por, pastaj kishte ndryshime në menaxhment që kërkonte material më komercial. Kështu ndryshuam derisa një ditë një shtëpi diskografike na thirri e tha se nuk do ta marrin albumin tonë të tretë.

Moebel THEMA

Pavarësisht se një herë thashë që unë e mbaj çmimin Brit për të zbutur biftekun, jam shumë mirënjohëse se kënga “Sleeping Satellite” u pëlqye nga shumë njerëz. Videoja ishte për tregun amerikan meqë shtëpia diskografike amerikane na shihte si grup alternativ. Pati sukses meqë u nominuam për çmimin e MTV-së në kategorinë alternative dhe ishim në ceremoni në Los Anxhelos. Neil Young, Pearl Jam dhe Madonna interpretuan aty. Kurt Cobain dhe anëtarët e grupeve REM dhe Aerosmith ishin ulur pas nesh. Në fund, humbëm ndaj grupit Stone Temple Pilots dhe pjesën më të madhe të festës së pastajme e kaluam duke biseduar me Jonathan Rossin

John Hughes: Demo e këngës u refuzua nga çdo shtëpi diskografike, por pastaj e dëgjoi Ian McAndrew. Ai i gjeti lidhjet dhe e bëri një marrëveshje me Virgin Music. Kështu, nënshkruam kontratën me EMI-n.

Struktura dhe melodia e përgjithshme e këngës “Sleeping Satellite” u shkruan në verën e vitit 1989. E lexoja një artikull për 20 vjetorin e uljes së në Hënë. Ajo ngjarje e rëndësishme dhe mungesa e eksplorimit hënor në vitet në vazhdim kishte ndikim tek unë.

Kur hymë në Top 40, kjo nënkuptonte se do të shfaqemi në emisionin “Top of the Pops”. Atëherë kishte interpretime me vokal live e sfondi i incizuar, kështu që bënim kinse po luajmë në instrumente.

Ishim duke e mbështetur turneun britanik të Curtis Stigersit kur mësuam se kënga është në vendin e parë. Pas interpretimit akustik të këngës në Brit Awards, më 1993, kjo ndihmoi që albumi “Great Expectations” të jetë i platinit në Britani.

Tasmin dhe unë kurrë nuk u shqetësuam nëse këto suksese do t’i bëjnë presion marrëdhënies tonë romantike. Disa njerëz në kompanitë diskografike do të preferonin të isha jashtë loje sepse mendonin se do të ishin në gjendje të manipulonin më lehtë me Tasminen. Ata kurrë nuk e kuptuan se e kishin efektin e kundërt.

Ka pak hapësirë për ndjeshmëri krijuese nëse atyre institucioneve u rrezikohet profiti dhe posa e di ti këtë e kupton modus operandin e tyre. Dallimet që kishim me EMI-n për albumin e dytë “Bloom” (1996),   nuk janë të rëndësishme tash, sepse e dimë se edhe drejtorët e punëtorët e kompanive mund të jenë nën presion.

Deri këtë vit, për më shumë se një dekadë nuk kemi bërë gjë si “Tasmin Archer”. Kemi vazhduar me krijimet, por privatisht. Për mos publikimin e këngëve tona si përmbushje e kishim hitin botëror të viteve 1990 që na mundësonte edhe një jetë jo ekstravagante. Por, tash kemi një ndryshim të disponimit: këngët që i duam dhe që kënaqemi duke i realizuar.

 

Comments