Rrëshqitja e dheut në Prishtinë, Inspeksioni gjobit kompaninë

127

Në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë ka rrëshqitur dheu dhe ka pasur rrjedhje të ujit. Kjo ka ndodhur afër një objekti i cili është duke u ndërtuar, ndërkaq si pasojë veturat që kanë qenë të parkuara kanë rënë në hendek. Për këtë, Inspeksioni ka gjobitur kompaninë e cila duket se nuk ka respektuar lejen ndërtimore

Express ka kontaktuar policinë, të cilët kanë thënë se po ndërmerren veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

“Me datë 27.10.2019 rreth ores 04:48, policia ka pranuar informatën për një rast te rrëshqitjes se dheut dhe rrjedhje te ujit ne rr.”Bedri Gjini”. ne Prishtine. Njësia policore menjëherë ka reaguar duke dale ne lokacion dhe sipas raportimeve aty ndodhej nje vendpunishte ku është hapur hapësira për ndërtim, dhe dyshohet qe nga rrëshqitja e dheut ka ardhë edhe te dëmtimi i gypit te ujit me qe rast janë dëmtuar edhe dy automjete. Autoritetet kompetente janë njoftuar për rastin, neëmënyrë qe te ndërmerren veprime te nevojshme”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

MÖBEL THEMA

E lidhur me rrëshqitjen e dheut ka reaguar edhe drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, Adonis Tahiri.

Tahiri ka shkruar në Facebook se bëhet fjalë për mosrespektim të lejes ndërtimore, e për këtë inspektorët e kanë gjobitur kompaninë.

“Pala në këtë rast nuk e ka respektuar lejen ndërtimore, sepse ende nuk e ka ndërtuar murin mbrojtës. Si rrjedhojë, Inspektori kujdestar nga Sektori i Ndërtimit e ka obliguar që t’i ndërpresë të gjitha punimet, si dhe e ka shqiptuar gjobën në vlerë 500 euro. Inspektori kujdestar i Sektorit të Rendit Komunal e ka shqiptuar gjobën tjetër për dëmtim të rrugës, gjithashtu 500 euro, si dhe e ka urdhëruar palën që menjëherë ta rikthejë terrenin në gjendjen e mëparshme”, ka shkruar Tahiri në Facebook./GazetaExpress

Comments