Rrëzimi i avionit në Greqi, viktimat ishin dëshmitarë në gjyqin kundër ish kryeministrit Netanjahu

54

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti ajror që ndodhi në ishullin e Samos në Greqi, ku humbën jetën dy persona. Mediat greke dhe ato izraelite thonë personi që humbi jetën dhe bashkëshortja e tij janë dëshmitarë akuze në gjyqin ndaj ish kryeministrit izraelit Beniamin Netanjahu.

Sipas mediave, Haim Geron ishte zv-drejtor i ministrisë së konunikacionit të Izraelit dhe ishte ndër akuzuesit e ish kryeministrit në gjyqin ndaj tij dy vjet më parë. Madje dëshmia e Geron ishte ndër kryesoret në gjyqin kundër Netanjahut.

Lajmi për vdekjen e Geron dhe bashkëshortes së tij Esti ka shkaktuar sensacion në Izrael, por askush nuk mund të thotë nëse ngjarja ishte një aksident apo ndonjë ngjarje kospirative. Gjithsesi, autoritetet greke po hetojnë për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Moebel THEMA

Pjesë të avionit Çesna 172 janë mbledhur prej ekspertëve grekë, ndërsa zhytës së marinës greke pritet të nxjerrin avionin gjatë ditëve në vazhdim.

Për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë caktuar ekspertë të aviacionit grek, ndërsa pritet të vijnë edhe ekspertë izraelitë si dhe ekspertë të pavarur të caktuar prej familjarëve të dy viktimave.

Autoritetet greke nuk kanë pranuar të komentojnë lajmet për përfshirjen e Geron në gjyqin ndaj Netanjahut.

Comments