Rrotullohet afër Berlinit autobusi Beograd-Stokholm, 19 të lënduar

192

Një autobus që po udhëtonte nga Beogradi në Stokholm është aksidentuar sot në jug të Berlinit. Nga ky aksident, 19 persona kanë mbetur të lënduar, raporton Express

Mediat e huaja shkruajnë se sipas informatave nga policia, nëntë persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Policia thotë se 19 persona janë plagosur, nëntë prej tyre rëndë, pasi një autobus në rrugën nga Beogradi në Stokholm u rrëzua të premten në jug të Berlinit. Të lënduarit janë nga Serbia, Suedia, Gjermania dhe Izraeli”, raportojnë mediat, duke cituar policinë e shtetit të Brandenburgut.

Moebel THEMA

Policia tha se autobusi doli nga autostrada pranë Schoenwald, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit, dhe më pas u përmbys.

Disa nga të lënduarit janë larguar nga vendngjarja me helikopter, kanë bërë të ditur nga policia.

Comments