“Sa t’kom dasht”, thonë Ermali e Gjiko në këngën e re
Dy artistët kanë publikuar këngën e re.
Ermal Fejzullahu dhe Gjiko janë rikthyer me një duet tipik veror, të shoqëruar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.
“Sa t’kom dasht”, mban titullin kënga e re e Ermalit dhe Gjikos, e cila erdhi përplot me ritëm e ngjyra verore.
Tekstin e këngës e shkroi Gjiko bashkë me Skerdin, ndërsa producent ishte Big Bang (RedBox Entertainment).
Dueti “Sa t’kom dasht” është vetëm një nga bashkëpunimet e shumta që këto ditë janë publikuar në estratë.
“Sa t’kom dasht” nga Ermali e Gjiko, mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm. /Lajmi.net/