Sabri Fejzullahut i vdes vëllai, ai bën dedikimin prekës

220

Sabri Fejzullahu ka treguar se është ndarë nga jeta vëllai i tij i madh.

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka humbur një person të shtrenjtë të jetën e tij.

Ai ka lajmëruar se vëllai i tij i madh, ‘abeja’, siç e quan ai, është ndarë nga jeta.

Me anë të një fotoje që ai ka postuar në profilin e tij në Instagram, ku Fjezullahu shihet përqafuar me vëllain, shkruan se ai shkoi shumë shpejt.

MÖBEL THEMA

“Do të më mungosh shumë.

Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi!
Shpirti yt u bëftë dritë”, shkruan këngëtari në dedikim për vëllain.

Pak kohë më parë, këngëtari ka treguar se vëllai i tij ka qëndruar për tre muaj i izolur për shkak të pandemisë dhe nuk janë takuar pikërisht për tre muaj, duke treguar se ka qenë shumë i lumtur kur u takuan sërish./Gazeta Express/

Comments