SDSM-ja në zgjedhjet e radhës surprizon shqiptarët!

616

Menjëherë sapo u shpallën zgjedhjet e parakohshme për vitin e ardhshëm në MV,  filluan të shtohen edhe orekset e kandidatëve të mundshëm për t’u bërë deputetë.
Kësisoj, mediat e ndryshme në gjuhën shqipe bënë të ditur këto ditë se “druzhe Shpati”, (i biri së ëmës dhe i linjës titiste) ka deklaruar se do të kandidojë me logon e socialdemokratëve të kryeministrit të dështuar Zajko, për deputet të parlamentit të MV.
Shpat Kasapi si pasues i ideologjisë së titistëve të rinj me nënën Gjylsemere,
Mukin dhe Mondin, mësa duket nuk janë  mohikanët e fundit të linjës titiste ndër shqiptarët e ndershëm, që do të paraqiten me logon e SDSM-së në zgjedhje parlamentare të 12 ptillit të vitit të ardhshëm.
Këta janë nostalgjikët e fundit të titizmit jugosllav pas Vullnet Starovës, në këtë palo-shtet të cilët mundohen të përfaqësojnë shqiptarët përmes socialdemokracisë, kurse në fakt ata janë qylaxhinjë dhe shërbetorë të këtij pushteti.

Ndaj, shqiptarët nuk kanë pse t’i japin asnjë votë në zgjedhjet e parashikuara më 12 prill për këta përfaqësues të Zajko reformatorit me lëkurë qengji, i cili nuk solli një jetë më të mirë për shqiptarët por, përkundrazi kontribuoi për emigrimin e tyre nga vendlindja!

Kandidimi i ”druzhe” Shpatit është paralajmërim për të gjithë kasapët e antishqiptarizmit që nuk do të kalojë në këtë sfidë dhe se vota për të është votë kundër identitetit kombëtar shqiptar!
Vota për SDSM-në e Kasapëve është votë për ruajtjen e statuskuosë dhe të mbajtjes së privilegjeve të tyre si pupull superior mbi të tjerët.
SDSM-ja së bashku me subjektet politike shqiptare pozitë-opozitë, janë autorët dhe ekzekutorët e pabarazisë dhe të shtypjes së të drejtave kombëtare të shqiptarëve në MV, me Kushtetutën e njëanëshme të këtij pushteti që nuk përfaqëson vullnetin politik të popullit shqiptar por që njeh vetëm meritat dhe qëndrimet lajkatare të partive shqiptare servile të pushtetit.
Pushteti titistëve të rinj i trajton shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë dhe si bashkësi etnike të 20%, të barabartë me të gjithë pakicat e tjera etnike së bashku.

SDSM-DUI, me të gjitha partitë shqiptare të pozitës dhe opozitës, kanë votuar një kushtetutë që shkel dhe shtyp shqiptarët si popull nomad pa identitet.
”Qylaxhinjtë” shqiptarë të SDSM-së, si Muki dhe të tjerë nga gjitha partitë politike të kampit shqiptar, janë përgjegjës për statusin politik inferior të shqiptarëve të cilët i dhanë kryeministrit Zajko pa iu dridhur syri vitin e kaluar votat e nevojshme të bënte ndryshimet kushtetuese, ku gjoja në emër të eurointegrimeve kryen akt tradhtie, duke nënshkruar skllavërinë e re për shqiptarët dhe si të tillë nuk meritojnë asnjë votë nga shqiptarët veç bojkotit.
Deri në dalje në horizont të një subjekti të ri shqiptar që do kërkojë pa komromis si kusht minimal barazinë e plotë në VM, vetëm atëherë mund të shpresojmë që përmes saj të ”shëmbet” tabuja e supremacisë sllave si superiorë mbi shtetin dhe mbi shqiptarët, në të kundërtën jemi të dënuar të vazhdojmë t’i mbajmë këmbë e duar të prangosura si popull i nënshtruar.

MÖBEL THEMA

Statusi i poshtërues që gëzojnë shqiptarët sot është dërrma e fundit që i dhanë partitë shqiptare kauzës kombëtare me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, ku në kushtetutë u vulos njolla e pashlyer e bashkësisë etnike të shifrës së 20 përqindshit për shqiptarët.

Prurjet e reja nga bota e muzikës shqipe si Shpati i Kasapëve nën logon e SDSM-së, janë dekori i pështirë i lojës politike të titistëve të rinj me shqiptarët.
Këta janë socialdemokratët  hileqarë të Tetovës që së fundmi po nxjerrin figura të reja shqiptare, për të mbledhur votat e deleve shqiptare që besojnë akoma në ”vëllazërim-bashkimin” e ri titist për një jetë më të mirë për të gjithë.

Vetëm dy javë më parë dega së SDSM-së në Tetovë, tregoi fytyrën e vet të neofashizmit kur doli hapur me ndjenja të mbrusura me shovinizëm kundër rimërtimeve të shkollave të mesme të Tetovës me emra nga historia dhe kultura shqiptare.

Ndaj, shqiptarët e Tetovës dhe më gjerë nuk kanë asnjë arsye për t’i dhënë vota demagogve shqiptarë të titizmit brenda SDSM-së, subjekt ky që i konsideron shqiptarët mish për top në fushatën e ardhshme zgjedhore.

Medai Shaholli
Comments