Seancë e re për “Monstrën”, palët do të japin fjalët përfundimtare

111

Në Gjykatën themelore penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill 2012, ku është paraparë palët të fillojnë me dhënien e fjalëve përfundimtare.

Për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012, kur u vranë pesë djemtë Kire Traiçkovski, FIlip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, në procedurën paraprake për rastin me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Gjykata supreme në dhjetor të vitit 2017 i hoqi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në rigjykim.

Rastin “Monstra” e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Comments