Sela: Qytetarët të vendosur për ndryshim

60

Aleanca për shqiptarët i ka informuar qytetarët e Tetovës me programin parazgjedhor të koalicionit ASH-AAA. Kreu i ASH-së Ziadin Sela deklaroi se qytetarët kanë vendosur të sjellin ndryshimin, ndërsa ky ndryshim është i shkruar në platformën parazgjedhore të koalicionit mes Aleancës për shqiptarët dhe Alternativës.

MÖBEL THEMA

“Kuptohet që ne duam ti informojmë drejtë ata se vota në fund të fundit do të thotë ti besoj fatin e ardhmërisë së fëmijëve, familjes dhe ardhmërinë e shqiptarëve një subjekti politik. Me ASH dhe AAA dhe u garantojmë gjithë shqiptarëve, tetovarëve se ardhshmërinë me ne do ta kenë të sigurt. Kemi disa masa të cilat qytetarët kanë mundësi ti shohin përmes programit që ne ua dorëzojmë atyre”- deklaroi Ziadin Sela, kryetari ASH-së.

Comments