“Shitblerje në stilin e Titos”, Xhambaski komenton deklaratat e Zaev

82

Euro deputeti bullgar, Angel Xhambaski në mënyrë ironike ka komentuar deklaratat e djeshme të kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me historinë e Luftës së Dytë Botërore, përcjell Alsat. Ai ka kritikuar deklaratat e Zaevit duke thënë se i duken si “marrëvehshje të shitblerjes në stilin e Titos”.

Moebel THEMA

“Bravo Zoran, shkëlqyeshëm, Zaev! Çdo ditë e më tepër po bëheni më të ndjeshëm politikisht në deklaratat tuaja për Bullgarinë. Por disi tingëllon si një marrëveshje shitblerje, në stilin e Titos. Nuk do të ndryshohen librat e historisë , por vetëm “okupatori fashist bullgar” do të ndahet nga toni etnik. Gjeniale Zoran Zaev, kjo zgjidh të gjitha problemet e sistemit tuaj arsimor! Le të mbeten falsifikimet tuaja, vjedhjet e historisë”, ka shkruar Xhambaski.

Comments