Shkëndija shkarkon Gjokën, vendin e tij e zë Ilir Daja?

358

Ernest Gjoka nuk është më trajner i KF Shkëndijës. Media sportive ‘Sportmedia.mk’ raporton se trajnerit Ernest Gjokës i duhet të gjejë një skuadër të re, pasi nuk do të jetë më në krye të bankinës së Shkëndijës së Tetovës, përcjell lajmi.net, transmeton gazeta Koha.

Sipas këtij mediumi, Gjoka ka dalë të mos jetë një zgjedhje e duhur për Shkëndijën, duke mos mundur të mbrojë titullin e kampionit në Maqedoni, edhe pse ka pasur në dispozicion skuadër bindshëm më të mirë në Superligë.
Raportohet se Ernest Gjoka do të zëvendësohet nga trajneri i mirënjohur shqiptar, Ilir Daja.

Daja aktualisht është trajner i Skënderbeut në Superligën Shqiptare.

Comments