Shkëndija sjell Murinjon dhe Totenhemin në Shkup! Tetovarët festuan kundër botosanit me golin e ibraimit

76

Shkëndija e mposhti Botoshanin me golin që e shënoi Besart Ibraimi në minutën e dytë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues. Sulmuesi i ekipit tetovar, shënoi gol të mrekullueshëm, i cili me siguri do të garojë për një nga golat më të bukur në këtë faze të kualifikimeve në Ligën e Evropës. Ajo që para disa ditësh supozohej, tashmë u bë edhe zyrtare. Zhoze Murinjo dhe ekipi i tij Totenhem vijnë në Shkup. Ndeshja do të luhet më 24 të këtij muaji në Shkup në orën 19:00. Fatkeqësisht, për shkak të koronavirusit nuk do të ketë publik.

Kjo do të jetë hera e dytë që Zhoze Murinjo vjen në Shkup me ekipin e tij. Paraprakisht, në vitin 2017 e udhëhiqte Mançesterin Junajted në Super Kupën të UEFA-s kundër Real Madridit, kurse nikoqiri ishte Shkupi. Ekipi e dytë tetovar, Renova këtë pasdite humbi nga Hajduku me rezultat 1:0, kurse Sileksi pësoi humbje nga Drita e Kosovës me 2:0 në ndeshjen e luajtur sonte në Shkup.

Comments