Shkon në 135 numri i të vdekurve në Bejrut, qindra të zhdukur dhe mbi 5000 të plagosur

484

Numri i të vdekurve në Bejrut ka shkuar në 135.

Dy shpërthime të fuqishme që goditën dje kryeqytetin e Libanit, Bejrutin kanë marrë jetën e së paku 135 personave deri më tani, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur Hamad Hassan, ministri i Shëndetësisë i Libanit.

Sipas Hassan, mbi 5000 persona janë të plagosur dhe qindra persona janë ende të zhdukur.

“Fatkeqësisht numri i të vdekurve po rritet”, tha Hassan, “Numri i të plagosurve ka mbërritur në 5000”, tha ai. /Lajmi.net/

Comments