“Shkupi 2014”, Shilegov: Ministria e Kulturës dhe Komuna Qendër t’i heqin ndërtimet pa leje

54

Kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov kërkon angazhim nga Ministria e Kulturës dhe Komuna Qendër për të rrënuar bashkërisht objektet pa leje të projektit “Shkupi 2014”. Shilegov thotë se Qyteti i Shkupit do t’i largojë dy anije nga Lumi Vardar deri në fund të vitit, por se për objektet e tjera nuk mjafton vetëm puna e Qytetit të Shkupit. Në listën e objekteve që duhet të largohen janë mes tjerash janë Porta Triumfale dhe përmendorja e Nënë Terezës në Sheshin “Maqedonia”.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Fatkeqësisht, atë që e punon Komisioni i formuar nga Qeveria, atë që e ka dhënë si raport deri tani nuk e shohim se po zbatohet. Megjithatë pres të kemi intervenim më serioz në kuadër të “grabitjes” së quajtur “Shkupi 2014”. Qëndrimi im për këtë mbetet i pandryshuar. Qyteti po i kryen punët që ka, 3 anije dhe 5 përmendore. 1 përmendore është hequr, 2 anije janë në fazë të heqjes. Inkurajoj Komunën Qendër dhe Ministrinë e Kulturës t’i ndërmarrin masat që obligohet me ligj, t’i heqin ndërtimet pa leje të quajtura “Shkupi 2014”, deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Comments