Shkupi, kaos para orës policore

135

Qytetarët e Shkupit po përgatiten për karantinën 80 orëshe. Tregjet ishin plot, radhë para dyqaneve për të siguruar ushqim të mjaftueshëm për fundjavën që duhet ta kalojnë nëpër shtëpitë e tyre. Të shqetësuar për rritjen e numrit të pacientëve me Covid 19, qytetarët thonë se rekomandimet e qeverisë duhet të respektohen.

“Kemi marrë pak për të kaluar tre ditë. Në treg kishte shumë rrëmujë.  Ne që jemi të dëgjueshëm duhet të digjemi, përkrah të thatës digjet edhe e njoma”

 “Më mirë është të presim dhe është më mirë të rrimë në shtëpi për një muaj, t’i japim fund pandemisë, por ne jemi të padëgjueshëm.  Së pari qeveria është e padëgjueshme, e më pas edhe ne si njerëz”

 “Është normale të durojmë që gjithçka të jetë në rregull, të mos ketë gjëra të tilla dhe të bëjmë jetë normale”

MÖBEL THEMA

 Fundjava me masa kufizuese bie në kohën e festës së shpirtrave, kur besimtarët ortodoksë vizitojnë varret. Qytetarët thonë se festat fetare duhet të presin.

“Më vjen keq që nuk mund të shkoj për festë. Më vjen keq, por do qëndrojmë. Çka të bëjmë, patjetër të qëndrojmë”

 “Shumë  vështirë këto ditë, shumë vështirë. Do shkojmë më pas. Do duhej, Zoti ju dhëntë shëndet të gjithëve”

 Ora policore do të fillojë në ora 21 dhe do të zgjasë deri në orën 5 të ditës së hënë. Bëhet fjalë për Shkupin, Kumanovën, Likovën, Shtipin, Tetovën, Karbincin, Bogovinën, Bërvenicën, Tearcën, Zhelinën dhe Jegunovcën. Në komunat e tjera ndalimi i lëvizjes do të fillojë çdo ditë nga ora 16:00.

Vesna Vellkova

Comments