Shkupi përkujton 58 vjetorin e tërmetit katastrofal

154

Shkupi por edhe i gjithë vendi sot përkujton 58 vjetorin e tërmetit katastrofal që goditi Shkupin më 26 korrik të vitit 1963, në orën 5:17 minuta të mëngjesit. Mjaftuan 20 sekonda dridhje të tokës që të huumbin jetën e mbi një mijë personave. Nga dridhjet me fuqi prej 6.1 ballë të rihterit janë shembur 15.800 apartamente, 28 mijë të tjera janë dëmtuar ndërsa mbi 20 mijë persona kanë mbetur pa kulm mbi kokë. “Dita e përkujtimit të tërmetit të Shkupit është gjithashtu një ditë kur ne shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë ata që me dashuri dhe solidaritet morën pjesë në ndarjen e dhimbjes me të mbijetuarit dhe që morën pjesë në rindërtimin e qytetit. Shkupi është bërë një qytet i solidaritetit, një vend ku u bashkuan mesazhet dhe lutjet për mbështetjen dhe ndarjen e dhimbjes”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Zoran Zaev me rastin e shënimit të 58 vjetorit të tërmetit katastrofal që kishte goditur Shkupin.

Comments