Shoferi i Deva Tours nuk sinjalizon për ndërrim të korsisë gjatë ngasjes në Austri (VIDEO)

213

Disa pamje të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, tregojnë mënyrën se si një shofer i agjensionit Deva Tours, nget autobusin i cili ndodhej në trafik në Austri.

Sipas një qytetari, shoferi nuk ka dhënë asnjë sinjal gjatë ndërrimit të korsisë në anën e djathtë, përcjell Klankosova.tv.

Nëse në këtë autobus gjenden pasagjerë, Klan Kosova nuk ka arritur të konfirmojë.

Moebel THEMA

Megjithatë lidhur me këtë rast, nga kompania Deva Tours nuk kanë pranuar të komentojnë.

Ata i kanë thënë Klanit se nëse ka shkelje, drejtojuni autoriteteve policore.

Kujtojmë se mëngjesin e së dielës së javës së kaluar, një autobus i po të njëjtit agjension turistik, u aksidentua në Kroaci, ku si pasojë humbën jetën 10 mërgimtarë kosovarë të cilët ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania.

Comments