Shqipëri, maska e detyrueshme edhe në ambiente të hapura

332

Mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për tú mbajtur në çdo ambjent të mbyllur dhe të hapur edhe në Shqipëri, duke filluar nga java e ardhshme. Kryeministri Rama njoftoi se gjoba ndëshkimore për ata që nuk e zbatojnë do të jetë në faturën e dritave, shkruan CNNa2.

Sipas Ramës ky vendim merret që të mos mbyllet më vendi, shkollat, dyqanet dhe institucionet me pasoja ekonomike.

“Nga java e ardhshme maska do të jetë e detyrueshme kudo në çdo mjedis rrugë, hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do të zbatohet te të gjithë te fatura e dritrave. Me ketë asnjë iluzion që do t’i shmangen gjobës.

Ky vendim merret që të mos mbyllet më vendi, shkollat dhe institucionet me pasoja ekonomike. Objektivi i çdo shqiptari duhet të jetë të mos rimbyllet në shtëpi, të mos mbyllë dyqanin, të mos mbyllë fëmijët”.

Comments