Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos, formacionet zyrtare

77

Sonte zhvillohen ndeshjet e radhës në kualifikimet e Kupës së Botës.

Shqipëria do të përballet me San Marinon në “Elbasan Arena” sonte nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

‘Kuqezinjtë’ hyjnë të motivuar në këtë ndeshje pas triumfit ndaj Hungarisë dhe synojnë të vazhdojnë me fitore.

Moebel THEMA

Kombëtarja e Shqipërisë aktualisht renditet e treta në grupin I me nëntë pikë të grumbulluara, një më pakë se Polonia që sonte ka punë të vështirë përballë Anglisë.

Opsioni i vetëm për ekipin e Edy Rejas në këtë duel janë tre pikët.

Formacioni i Shqipërisë: Strakosha, Mihaj, Kumbulla, Djimsiti, Hysaj, Bajrami, Bare, Trashi, Laci, Uzuni, Manaj

Formacioni i San Marinos: Benedettini, Palazzi, Brolli, Fabri, Battistini, Hirsch, Golinucci, A.Golinucci, Grandoni, Tomassini, Nanni /Lajmi.net/

Comments