Shqipëria ndanë pikët me Andorrën

60

Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur fitoren në ndeshjen kundër Andorrës.

MÖBEL THEMA

Shqipëria luajti baras 2:2 para tifozëve të saj, në një ndeshje ku shiheshin si favoritët për të marrë tri pikët, shkruan lajmi.net.

Kombëtarja ‘Kuq e Zi’ e nisi më mirë takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e gjashtë, me anë të Bekim Balaj.

Mysafirët reaguan në minutën e 18’, duke gjetur golin me Cristian Martinez.

Po i njëjti realizoi në minutën e 48’, për të përmbysur kombëtaren e Shqipërisë, që tashmë gjenin vetën në disavantazh me rezultatin 1:2.

Shqipëria doli me faqe të bardhë fal golit të Rey Manaj, që erdhi në minutën e 55’.

Me këtë barazim, Shqipëria numëron 13 pikë për pozitën e katërt, kurse Andorra ka 4 pikë në pozitën e pestë. /Lajmi.net/

Comments