Shqipëria triumfon në ndeshjen vendimtare ndaj Bjellorusisë dhe siguron inkuadrimin në Ligën B

63

Kombëtarja Shqiptare ka siguruar plasmanin në Ligën B, në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë kanë arritur që në ndeshjen vendimtare të mposhtin Bjellorusinë, me rezultat 3:2, për të siguruar vendin e parë në grup.

Sokol Cikalleshi në minutën e 20’ i dha epërsinë prej 1:0 Shqipërisë, kur shënoi me kokë. Shtatë minuta më vonë, Cikalleshi dyfishoi epërsinë, duke shënuar nga penalltia.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Mysafirët dhanë shenj në minutën e 35’, duke shënuar nëpërmjet Maksim Skavysh, shkruan lajmi.net.

Por, epërsinë prej dy golash e riktheu Rey Manaj, që në minutën e 44’, shënoi një super gol.

Minutat e fundit nuk ishin të lehtë për Shqipërinë, pasi Max Ebong në minutën e 80’ shënoi për 3:2.

Megjithatë, kuqezinjtë arritën ta ruajnë epërsinë, për fitoren që ua siguroi inkuadrimin në Ligën B, në sezonin e ri të Ligës së Kombeve./Lajmi.net/

Comments